Shërbimet tona
Implantologji e Avancuar
Implantologjia e avancuar ofron zgjidhje moderne për zëvendësimin e dhëmbëve të humbur, duke përdorur teknika të sofistikuara dhe implante të qëndrueshme. Kjo qasje siguron rezultate natyrale, funksionalitet të lartë dhe një buzëqeshje të bukur, duke ruajtur shëndetin e nofullave dhe dhëmbëve përreth.
Ortodonci
Ortodoncia merret me diagnostikimin, parandalimin dhe korrigjimin e anomalive të dhëmbëve dhe nofullave. Përmes pajisjeve si aparatet dentare dhe kapësat, ajo ndihmon në drejtimin e dhëmbëve, përmirësimin e buzëqeshjes dhe funksionin e gojës, duke kontribuar në shëndet më të mirë oral dhe estetikë të harmonizuar.
Kirurgji Orale
Kirurgjia orale fokusohet në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të gojës, dhëmbëve, nofullave dhe indeve përreth. Ajo përfshin procedura si heqja e dhëmbëve të mençurisë, trajtimi i cisteve, tumoreve dhe korrigjimi i deformimeve të nofullës, duke siguruar shëndet optimal dhe rehati për pacientin..
Ekipi ynë
Ku na gjeni
Klinika jonë ndodhet në një vend të lehtë për t’u arritur, me akses të përshtatshëm dhe hapësira parkimi për pacientët. Vizitoni lokacionin tonë për një përvojë të rehatshme dhe profesionale në kujdesin dentar, dhe ekipi ynë do t’ju presë me buzëqeshje dhe përkushtim.
Na Kontaktoni
Jeni të interesuar për një takmi apo për të marr më shumë informacion rreth shërbimeve që ne ofrojmë? Plotësoni të dhënat dhe stafi jonë do t’ju kontaktoj së shpejti!
Merr përgjigje për pyetjen tënde
-
Rekomandohet një kontroll dentar çdo 6 muaj për të parandaluar problemet dhe për të zbuluar herët kariesin apo sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Në disa raste specifike, dentisti mund të sugjerojë vizita më të shpeshta.
-
Trajtimet moderne dentare janë pothuajse pa dhimbje falë anestezisë lokale dhe teknologjive të avancuara. Dentisti gjithmonë sigurohet që pacienti të ndihet rehat gjatë gjithë procedurës.
-
Dhimbja e dhëmbit mund të vijë nga karies i fshehur, infeksion, ndjeshmëri dentare ose probleme me nervin. Një kontroll profesional është mënyra më e mirë për të gjetur shkakun e saktë.
-
Pastrimi profesional largon gurëzat dhe bakteret që nuk hiqen me larje të zakonshme. Ai ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të mishrave dhe ruan shëndetin e gojës.
-
Zbardhimi profesional i kryer nga dentisti është i sigurt dhe nuk dëmton smaltin. Rezultatet janë të dukshme dhe të qëndrueshme kur ndiqen udhëzimet pas trajtimit
-
Në rast dhimbjeje të fortë, ënjtjeje ose dëmtimi të dhëmbit, duhet të kontaktoni menjëherë dentistin tuaj ne duodental.al . Trajtimi i shpejtë ndihmon në shmangien e komplikacioneve.